Sot ftohtë, të enjten do të ketë edhe intervale të shkurta me diell

0
64

Cikloni me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku, gjatë ditës së djeshme solli vransira dhe të reshura shiu, e në vise malore borë.

Sot mbetet mot i vranët dhe më i ftohtë, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Ditën e enjte do të ketë edhe intervale të shkurta me diell orëve të pasdites.
Erërat që filluan të fryejnë orëve të pasdites kanë filluar të shpërndajnë ndotësit, derisa vlerat e cilësisë së ajrit kanë filluar të zbresin në vlera mesatare dhe të mira. Ditën e mërkurë cilësia e ajrit do të mbetet përreth vlerave mesatare, por orëve të mbrëmjes dhe ditën e enjte pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

11.12.2019 – Ftohtë, kryesisht vranët. Vende-vende vazhdojnë reshjet e shiu herët në mëngjes, me mundësi të përzierjes edhe me fjolla bore. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Në vise kodrinore-malore borë. Erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV: 1.
12.12.2019 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Gjatë ditës më butë dhe kryesisht vranët. Erë e lehtë nga juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.