Sot është “Dita e sëmundjeve të rralla”

0
137

28 shkurti njihet si Dita e Sëmundjeve të Rralla. Me sëmundje të rrallë nënkuptohet gjendja patologjike që shfaqet në jo më shumë se 5 persona, në 10 mijë të tillë në të gjithë Bashkimin Evropian.

Sëmundjet e rralla definohen si sëmundje të rrezikshme për jetën apo si sëmundje që sjellin dobësim kronik të organizmit.

Aktualisht njihen rreth 6000 lloje të ndryshme të këtyre sëmundjeve, të cilat prekin afërsisht 7% të popullatës në botë

Këta persona për çdo ditë ballafaqohen me probleme të shumta mjekësore, sociale dhe psikologjike.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijes publike për sëmundjet e rralla.

Kjo ditë për here të pare është shënuar në vitin 2008./OxygenPress.info