Sopranoja kosovare me rol kryesor në Poloni

0
73

Sopranoja kosovare Besa Llugiqi, po dëshmon çdo ditë e më shumë që skena është vendi ku ajo di të shkëlqejë më së miri. Pas suksesit që pati me shfaqjen e Lucia di Lammermoor në Shtëpinë Operistike në Burgas, si dhe rolit kryesor të Violeta Valery po në këtë teatër, ajo tashmë ka debutuar në Poloni me rolin kryesorë të Thais nga kompozitori J. Massenet.

Përgatitjet për këtë shfaqje kanë nisur nga 29 janari dhe kanë zgjatur deri më 1 mars. Llugiqi ka treguar për KultPlus se gjatë këtyre pesë javëve prova intensive, kanë arritur ta kurorëzojnë një punë kolosale, jashtëzakonisht profesionale, me një ekip të mrekullueshme.

“Një kënaqësi të punosh në një teatër të tillë me një dirigjent fantastik dhe orkestrën e mrekullueshme të këtij teatri. Në Teatrin Baltic te Gdansk do të përsëritet edhe 4 herë Thais në periudha të ndryshme. Një privilegj të këndoj përkrah artistëve si Marcin Bronikoëski, Tomasc Rak dhe Daniel Boroëski.

Kjo shfaqje erdhi nën dirigjimin e Jose Maria Florencio, ndërsa për regjisor kishte Romuald Wicza – Pokojski që për Llugiqin ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të punoj me ta. / Kult/OxygenPress.info