”Sony Music” i jep fund kontratës me R. Kelly

0
41

Mes këngëtarit Kelly dhe shtëpisë diskografike ‘’Sony Music’’ përfundoi gjithçka. Kontrata që lidhte shtëpinë e disqeve RCA me këngëtarin përfundoi, pas një dokumentari që e akuzonte këtë të fundin për raste të shumta abuzimesh seksuale, raportojnë disa media të specializuara.

‘’ R. Kelly dhe Sony vendosën të ndahen’’, shkruhej në web-in e specializuar ‘’ Billboard’’ duke cituar burime anonime.

‘’Sony Music vendosi t’i japë fund marrëdhënies profesionale me Kelly”, publikoi lajmin web-i i personazheve të famshëm ‘’Variety’’.

I kontaktuar nga media ‘’Sony Music’’ nuk e konfirmoi menjëherë lajmin.

Këngëtari nga Çikago Robert Sylvester Kelly është emri i tij i vërtetë, i cili i ka mohuar gjithmonë këto akuza, nuk ka dashur të bënte asnjë koment rreth faktit, përcjell Atsh.

Këngëtari i R&B dhe autori i hitit “I Believe I Can Fly” kishte njoftuar së fundmi se po përgatiste një album të ri, por ndodhej në një pozitë gjithnjë e më të vështirë muajt e fundit.