Sonte rrëfimi për masakrën e Studimes së Vushtrrisë, si askush nuk u dënua kurrë

0
224

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, sonte në ora 22:45 në Klan Kosova do të sjell rrëfimin e rradhës.

Në këtë rrëfim tregohen detaje për masakrën e Studimes së Vushtrrisë, si askush nuk u dënua kurrë.

Ky dokumentar sjell pamje të ditës së masakrës kur është nisur kolona e edhe pas masakrës, trupat e qytetarëve të këtij fshati.

Forcat serbe ekzekutuan qytetarët dhe ka numër të madh të viktimave të kësaj masakre, e sot 21 vjet pas luftës nuk ka as padi e as të dënuar për këtë krim.

Në këtë dokumentar flet mjeku i luftës, Shukri Gërxhaliu i cili para disa viteve ka dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, Bashkim Pushkolli, ish-luftëtar i Uçk-së, Ibrahim Gërxhaliu dhe Nexhmedin Gërxhaliu, familjarë të viktimave dhe kryetari aktual i komunës Xhafer Tahiri./oxygenpress.info

Seria e dokumentarëve NË KËRKIM

Seria e dokumentarëve NË KËRKIME shtunë, 5 shtator në Klan Kosova nga ora 22:45#nëkërkim#oxygenpress#oxygenproductions

Posted by Oxygen Press on Monday, August 31, 2020