Sonte në Teatrin Kombëtar “Skënderbeu ose Dashuri dhe Liri”.

0
79

Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se sonte prej orës 20:00 mund të shihni shfaqjen “Skënderbeu – Ose Dashuri dhe Liri”.

Një regjisor i kohës së sotme, që është edhe persosonazh i shfaqjes, mundohet ta vë në skenë dramën e anglezit Tomas Winkop, e shkruar tre shekuj më parë.

Koncepti inskenues që krijon Fadil Hysaj në mendjen e tij  nga drama e Winkop-it e ballafaqon atë me vështirësi të mëdha gjatë inskenimit. Me kohë ai e kupton se lënda që i ofrohet nga autori dhe ajo që me ngulm mundohet të nxjerrë nga aktorët janë të pamjaftueshme për ta sjellë të gjallë në skenë vizionin e tij  për Skënderbeun.

“Shfaqja e tij mbetet nje fantazmagori mitike e  historike të cilën e përmbysë  realiteti që aktualisht e jetojmë si popull e që në shumë aspekte i ngjanë një shfaqjeje teatrore në proces.  Skënderbeu vjen në skenë si një frymëzim në delirin  krijues  të regjisorit  por në pamundësi për të gjetë aktorin e përmasave të Tij kthehet sërish në përmasën e Tij mitike. Por para se të kthehet nga ka ardhë Ai i lë një mesazh dy fjalësh publikut dhe me shpatën e tij  lëshon perden….”, thuhet në njoftimin e TKK-së.