Sonte në Teatrin Kombëtar shfaqja e Bekim Lumit

0
71

Sonte në Teatrin Kombëtar, në orën 20:00, mund të shihni reprizën e shfaqjës “Arturo Ui”, me regji të Bekim Lumit, përcjell OxygenPress.

Shfaqja e krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht, ishte premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në muajin qershor të vitit që shkoi.

Ajo u mirëprit mjaft mirë nga një audiencë e madhe.

Në këtë shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj.

Kjo shfaqje po jepet edhe një herë tjetër pa prezencën e të ndjerit, regjisorit Bekim Lumi, i cili vdiq në korrik të 2018-ës./OxygenPress.info