Sonte “Në Kërkim” sjell rrëfimin për masakrat në Fushë Kosovë, si askush nuk u gjykua për këto krime

0
124

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, do të vazhdoj me rrëfimin e rradhës sonte në ora 22:00 në Klan Kosova.

Në këtë rrëfim tregohen detaje për masakrat në komunën e Fushë Kosovës.

Rrëfimi fillon me historinë e familjes Mirena, familje kjo e cila humbi 16 burra e djem nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

Në Fushë Kosovë forcat serbe vranë shumë qytetarë, e sot shumë vite pas luftës askush nuk është dënuar për këto krime.

Në rrëfim flasin të mbijetuarit, kryefamiljarët, shoqatat edhe ata që u rritën jetim pasi forcat serbe ua morrën baballarët./oxygenpress.info