Sonte në emisionin OXYGEN Avdullah Hoti, i përgjigjet edhe opozitës

0
196

Këtë të shtunë, 3 tetor nga ora 20:45 në Klan Kosova do të transmetohet emisioni “Oxygen”.

Emisioni i parë i këtij edicioni, mysafir ka kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin ndërsa në kuiz janë “Marakli t’Biciklave”.

Hoti ka folur për situatën aktuale në Kosovë, për marrëveshjet në ShBA, për funksionimin e LDK-së, për Vjosa Osmanin, për Hashim Thaçin e patjetër që edhe për Albin Kurtin. Për këtë të fundit ka thënë se nëse do e dëgjonte Hotin, ende do të ishte kryeministër i Kosovës.

Flet për Ujmanin në detaje, për prejardhjen e tij e ndër të tjera Hoti ka folur edhe për barazi gjinore në institucione dhe më gjerë.

Gjatë kohëve të fundit ka qenë mediatik edhe fakti që kryeministri e merr ushqimin nga shtëpia, gjë për të cilin ai e ka shpjeguar arsyen.

Në kuiz këtë të shtunë janë “Marakli t’Biciklave”, një grup i cili përmes aktiviteteve që bëjnë mundohen të vetdijësojnë qytetarët rreth përdorimit të bicikletave dhe të vetëdijësojnë vendimarrësit për krijimin e kushteve dhe rëndësinë e çiklizmit.

Sonte nga ora 20:45 në Klan Kosova./ oxygenpress.info