Sonte ndeshja Aston Villa – Liverpool

0
30

Ndeshja e rundit të tretë të kupës angleze midis Aston Villës dhe Liverpool-it do të luhet si është planifikuar.

Ishte menduar se si pasojë e përhapjes së koronavirusit në ekipin parë të Villës do të bënte që ky takim të shtyhej, mirëpo duket se gjithçka do të vazhdojë normalisht.

Klubi vendës do të luajë me ekip të rinjsh, nën moshën 23 vjeç, në mënyrë që ta parandalojë përhapjen e virusit.

I pranishëm nuk do të jetë as trajneri Dean Smith, dhe në vend të tij do të shërbejë Mark Delaney.

Villa e kishte mbyllur bazën stërvitore të enjten si pasojë e një numri të lojtarëve të sëmurë me COVID-19.