“Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu”

0
104

Nga Azem Shkreli

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu,
gjethet e stinët me i përtri-
vetëm edhe sonte

E nëse kam me humbë në rrugicën e vetullave harkue-
mos i fik dritat e shikimeve shituese, se fikën
yjt e gëzimeve të kësaj nate.

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu,
fushat e dëshirave gjelbëroshe me i gjesditë tanë natën-
vetëm edhe sonte

E nëse ke me kalue bulevardeve të krahnorit tim-
mos ik, se kam me t’zanë
langojt e harbuem t’gjakimit!

në flakën e tyne me ndezë edhe një fije shprese-
vetëm edhe sonte!
Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu

*Titulli i origjinalit: “Kangë rruge”