Solidarizohu edhe ti, ndihmo në mbledhjen e fondeve për shërbime shëndetësore

0
45

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë edhe sivjet sjell ngjarjen tashmë tradicionale “Let’s Dance”. Kjo bëhet me qëllim që të mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Ngjarja mbahet sonte në orën 20:00 në sheshin 21 në Prishtinë.

Me kauzën e njëjtë, në këtë ngjarje mblidhen biznese nga vendi, ambasada, organizata, dhe individë të tjerë, pjesëmarrja e së cilëve është e mundshme përmes sponzorizimit me ndonjërën nga pakot për kompanitë, apo me blerje te biletave individuale ne vlere prej 30 euro per person.

Mrika Aliu, drejtoreshë në fondacion, në një intervistë për OxygenPress tregon se
në vitin 2015, një profesionisteje të re nga bota e medias dhe marketingut, Zana Aqifi, i lindi një ide se si ta ndihmonte Fondacionin, të siguronte më shumë fonde, por përmes një formati tërësisht të veçantë.

Ajo vendosi të organizonte një festë vallëzimi, me muzikën më të mirë nga artistët e Kosovës dhe në këtë festë t’i ftonte të gjithë. Me përkrahjen e mentorit të saj në atë kohë Michael Gold nga Crimson Capital, dhe Linda Paleta, eksperte e komunikimit, në dhjetor të vitit 2015 lindi lëvizja “Let’s Dance” që tashmë është shndërruar në një festë tradicionale të përvitshme në Prishtinë. Gjatë tre festave Let’s Dance të organizuara deri tani, mjetet e siguruara nga sponsorët dhe shitja e biletave janë përdorur 100% për programet e ndryshme të Fondacionit”, thotë ajo.

Ajo tregon se ngjarja do të ketë program argëtues.

Fondacioni tashmë e ka një plan se si do të shfrytëzohen fondet e mbledhura nga Let’s Dance 2018. Disa nga aktivitetet kyçe përfshijnë furnizimin e rregullt me barëra esenciale dhe pajisje jetë-shpëtuese për nënat dhe fëmijët tanë, zgjerimin e qendrave informuese për gratë dhe vajzat në viset rurale, mbështetjen e klinikave të neoanotologjisë dhe pediatrisë në ri-ndërtimin e krahëve të spitaleve për të ofruar kushte më të mira shëndetësore për fëmijët, zgjerimin e sistemit të transportit të foshnjeve, si dhe avokimi dhe intervenimi në sisteme shëndetësore për shërbime më të mira për nënat dhe fëmijët”, thotë ajo.

“Let’s Dance” është një shpalosje e pashoqe e solidaritetit dhe mirësisë njerëzore, është një ngjarje që bën bashkë njerëz nga të gjithë sektorët e jetës, të cilët përmes sponsorizimeve dhe punës vullnetare japin kontributin e tyre për të përmirësuar jetët e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke dhënë kështu shembull të shpirtit të vërtetë komunitar. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu