Snajperisti amerikan që luftoi për Kosovën, tashmë është kthyer dhe po jeton këtu (Video)

0
8671

Në tri ditë të ndryshme me luftime gjatë periudhës prill-maj gjatë luftës së fundit në Kosovë ai ishte plagosur në fytyrë, kokë, gojë, krah e këmbë. 20 vite më vonë është kthyer në Kosovë dhe ka marr nënshtetësinë e vendit për të cilin luftoi.

Është Mike Spath, gjermano-amerikani një RENGJER i cili ka gradën e kolonelit, e në Kosovë shërbeu vullnetarisht si snajperist gjatë luftës në Koshare.

“Së pari Kosova” është fjala që ai e përsërit vazhdimisht.

Në emisionin Oxygen ku mysafir ishte ish eprori i tij i luftës në Kosovë Hisen Berisha, Spath erdhi dhe e nderoi sërish si komandant.

Ai thotë se Berisha gjithmonë do të jetë komandant për të dhe se ia ka shpëtuar jetën. Ndërsa, i pëlqen Kosova dhe njerëzit këtu. (shih videon)

Spath nga presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” dhe tashmë po jeton në Kosovë. Ai reagon ashpër ndaj atyre që i sulmojnë luftëtarët e vërtetë me të cilët ka luftuar bashkë dhe i ka parë teksa ishin të gatshëm të japin jetën për atdheun e tyre.

Ai ka kryer tetë misione në shtete të ndryshme anembanë botës dhe kur në vitin 1997 kishte dëgjuar për Kosovën, sapo ishte kthyer në Gjermani, tri vite pasi kishte hequr uniformë e Ushtrisë amerikane në të cilën ishte 14 vite.

Berisha në emision Oxygen shpjegon se ai ende pa u shëruar kur u plagos në herën e parë kishte ikur nga spitali për t’u kthyer sërish në front të luftës. Madje e kujton çdo ditë kur Mike ishte plagosur rëndë dhe po e dërgonin për shërbim, ishte ngritur në këmbë me plagë të thella dhe e kishte përshëndetur komandantin.

Flet anglisht e herë pas here shqip disa nga fjalët, fillimisht ato për të sharë për humor mes shokësh.

Si i biri i një ushtaraku amerikan, Spath kishte dëgjuar për Kosovën dhe çfarë po ndodhte mësoi nga shqiptarët derisa po punonte me ta në sektorin e ndërtimtarisë në ekonominë më të fuqishme evropiane, atë gjermane.

Në video do mësoni për qëndrimin e tij për Kosovën si dhe tregimin e shkurtër të ish eprorit të tij, komandant hisen Berishës./OxygenPress.info