Snajperisti amerikan që luftoi për Kosovën, i nënshtrohet edhe një operimi nga plagët që mori në luftë

0
1172

Nga Hisen Berisha

Në orët e vona, nën përkujdesin e mjekut kirurg Dr. Astrit Hamza dhe ekipit të tij asistues, ia doli me sukses operimit, Heroi i luftës së UÇK në Koshare RENGER Michael Valter Spath.
I fortë dhe i durueshëm si në ditët kur u plagos disa herë e rëndë në front, edhe tani kur i duhet ti trajtoj kohë pas kohe, ato plage që nuk rendin t’ia kujtojnë se janë aktive.
Zoti e bekoftë bashkëluftëtarin tonë dhe vëllain e armës, tashmë “kosovarin” me shtetësi që e mbanë me krenari dhe laureatin e çmimit presidencial te lirisë, Mike Spath-“frenky”. Urojmë të ketë shërim stabil.
Një falënderim i veçantë për Dr. Astrit Hamzen dhe stafin e tij asistues dhe personelin tjetër mjekësorë që po kujdesen për të.