Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët në garat evropiane

0
56

Në selinë e UEFA-s është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë kualifikues në Champions League dhe në Europa League.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, e cila dje shënoi fitore në ndeshjen gjysmëfinale të rrethit parakualifikues, në rast se arrin ta kalojë me sukses edhe sfidën finale të rrethit parakualifikues kundër Linfieldit, atëherë në rrethin e parë kualifikues do të ketë punë me skuadrën e njohur polake, Legia nga Varshava, ndeshjet e të cilit rreth janë planifikuar të zhvillohen më 18 e 19 gusht.

Ndërkohë, edhe dy skuadrat tjera që e përfaqësojnë vendin tonë në garat evropiane, Gjilani dhe Prishtina i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrethin parakualifikues në Europa League. Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Penne, derisa fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, do të luajë kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Ndeshjet do të zhvillohen më 20 gusht dhe skuadrat fituese kalojnë tutje.