Skitari Albin Tahiri zë vendin 45 nga 113 garues në garën kualifikuese të sllallomit të madh në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzo

0
110

Albin Tahiri është renditur në vendin 45 në garën kualifikuese të disiplinës së sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.

Ai u kualifikua për garën kryesore të sllallomit të madh, që mbahet nesër. Albini do ta ketë numrin 92.

Krahas kësaj, Tahiri fitoi 120 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Rezultati i sotëm ishte i treti nga pesë sosh sa i duhen për ta fituar normën olimpike në sllallom të madh.

Garën e sotme nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.

Nga 113 garues, 78 sosh arritën t’i përfundojnë të dyja lëshimet, ndërsa të tjerët gabuan në lëshimin e parë ose të dytë.

Sot u mbajtën edhe garat e sllallimit të madh, konkurrenca e femrave, ku garuesja jonë, Fiona Blaka Rusta gaboi në lëshimin e parë.

#FIS #KosovaSki #WorldChampionships