Skënderbeu i Vivaldit vjen në Prishtinë

0
80

Në kuadër të vitit të Gjergj Kastriotit Skërndërbeut, me 24 nëntor në Prishtinë, vjen opera e shkruar nga Antonio Vivaldi,  për Skëndërbeun, përmes ansamblit barok Italian, Aurata Fonte, njofton OxygenPress.

E performuar 300 vite më parë në Teatro dela Pergola në Firenze, dhe duke sjellë arie të rigjetura, ky është një koncert premierë për publikun në Prishtinë, falë përkrahjes nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës e në bashkëpunim edhe me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Shoqatën kulturore Fenice Estensa”, thuhet në njoftim.

Opera “Scanderbeg”, do të mbahet në Katedralen”Nënë Tereza”, nga ora 20:00. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu