Skender (Shukri) Emini-Derri, pemëtar-shitës në Preshevë

0
333

Nga Ferid Selimi

Skender (Shukri) Emini-Derri, lindi më 1 janar 1958 në Preshevë dhe ishte djali i dytë i Shukri Eminit-Derrit të mëhallës së derreve. (Është për t’u theksuar që agës Shukë Derrit i vdiqën që të katër djemtë që kishte në moshë të thuaja të re). Skender Derri apo edhe nganjëherë që e thërritnin Manushaqja, sepse ai e përdorte shpesh këtë emërtim kreu shkollën fillore dhe të mesmen teknike (tregtinë) në Preshevë e më pas Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë. Në shitoren-pemëtarinë e parë e hapi në vitin 1982 te një lokacion afër xhamisë së poshtme te mëhalla e derrave në Preshevë, e më pas në qendër të qytetit, ku punoi deri kur rrethanat familjare ia kushtëzuan të udhëtonte për Amerikë (sepse gjatë një grabitjeje që ndodh atje, ia vranë të vëllain Bashkimin me të shoqen që kishin emigruar gjatë vitit 1999 dhe i mbetën fëmijët jetimë. Atje shkoi për t’u kujdesur për fëmijët e të vëllait, sepse ishin krejt të vegjël). Edhe pse shkoi në Amerikë, shitoren-pemëtarinë, të cilës ia kishte ndërruar lokacionin (pas ish stacionit të autobusëve) e mbanin dy djemtë e tij, Gjelbrimi dhe Shqipërimi. Në vitin 2013 e mbyll shitoren dhe më 16 janar 2014 ndërron jetë në Preshevë. Pas vetes la të shoqen, dy djemtë dhe vajzën.
P.S Ky postim përkon me shtatëvjetorin e vdekjes së tij
Në foto: Skender Emini-Derri