Skandal në votimet për “Topin e Artë”

0
62

Zgjedhja e futbollistit që e fiton “Topin e Artë” tradicionalisht ka ngjallur polemika, po thuaj për çdo vit. Kështu ka ndodhur edhe një 10-vjeçarin e fundit, megjithëse në këtë periudhë ka pasur më pak arsye, sepse konkurrentë ishin vetëm Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, të dy me nga pesë trofe.

Një skandal i vërtetë është zbuluar për votuesit e “Topit të Artë” për këtë vit. Fituesi, Luka Modric, duket se është votuar edhe nga persona që nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës.

Gazetari që votoi ishte Abdu Boina, përfaqësues nga “albaladcomores.com”. Interesante është se ky sajt ka 6 vite që është mbyllur. “Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina. Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, thotë Toimiou Abdu, i cili ka punuar si fotograf sporti për gazetën në fjalë. “France Football” duket se nuk interesohet shumë për këto detaje. Madje në sajti zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, sepse ai ka 17 vite që është ndërruar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbappen si fitues, më pas Modric, Ronaldo, Hazard dhe Salah.

Sidoqoftë, Modric është fitues i këtij çmimi për vitin 2018 dhe me këtë zgjedhje janë pajtuar shumë njohës të futbollit, por sigurisht ka pasur edhe mendime të ndryshme./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu