Situata pandemike në Zvicër, Gjermani dhe Austri

0
262

Zvicra deri më tani ka kryer 4,674,340 testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer 42,872,730 teste dhe shteti i Austrisë 5,081,442, transmeton albinfo.ch.

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 540,727 infeksione me koronavirus, Gjermani me 2,388,417 dhe Austri 443,536 infeksione në total shkruan albinfo.ch.

Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe gjermane kanë bërë të ditur se Zvicra dhe Gjermania ka një ulje mesatare të infeksioneve, ndërkohë që në Austri ka një trend rritjeje.

Zvicra ka 40,495 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 129,474 raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 15,885 raste.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.