Situata e Covid-19 në Shqipëri nga masat kufizuese deri tek vaksinimi

0
38

Gjatë një konference për shtyp, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli gjatë në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. Ajo u shpreh se masat kufizuese do të vijojnë të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Lëvizja e qytetarëve është e kufizuar nga ora 22:00-06:00 ndërsa fluturimet në Britani do të vazhdojnë të jenë të pezulluara të paktën deri në 1 shkurt.

“Do të kemi në zbatim masat që kemi dhe që i vlerësojmë se kanë dhënë efekt, në tërësinë e tyre vijojnë punën për procesin e testimit përmes gjithë vendit. Kemi të gjithë kapacitetet e ne lidhje me ilacet.

Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, i njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek E.albania”, tha Manastirliu. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim.”

Përsa i përket procesit të vaksinimit ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve, e kanë radhën shtëpitë e të moshuarëve dhe pas tyre të moshuarit mbi 75-vjeç.

Ndërkohë mësimi në universitete do të vazhdojë online deri në një urdhër të dytë.