Sipas Moderna-s: Për sa kohë i mbron vaksina njerëzit nga Covid-19

0
283

Një zyrtar i lartë u tha investitorëve të hënën se kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina e saj do t’i mbrojë njerëzit nga Covid për të paktën një vit.

“Pritshmëritë tona janë që efekti i vaksinimit të zgjasë për të paktën një vit”, u shpreh Tal Zaks, në Konferencën e 39-të Vjetore të Shëndetit.

Vaksinat kundër koronavirusit të Moderna dhe Pfizer/BioNTech kanë fituar autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Më 11 janar 2021, edhe Shqipëria nisi vaksinimin kundër Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procesi i vaksinimit do të jetë çdo ditë për 8 deri në 10 orë dhe nisur nga parashikimet pritet të vaksinohen 60 persona brenda 1 ore.

Zaks tha se kompania do të duhet të provojë njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë – një rritje – mund të zgjerojë mbrojtjen.

Aktualisht, vaksina bëhet përmes dy dozave me një hapësirë prej një muaji nga njëra dozë në tjetrën.

Meqenëse të dy vaksinat u shpikën vetëm gjatë vitit të kaluar, askush nuk e di ekzaktësisht se për sa kohë do t’i mbrojnë njerëzit.

Sipas Moderna-s: Për sa kohë i mbron vaksina njerëzit nga

Burimi: CNN