Sindikalistët shqiptarë grushtohen në studio televizioni

0
70

Videoja e sherrit me grushte mes krerëve të dy sindikatave në Shqipëri, e cila ishte hequr në rrjet, është siguruar ekskluzivisht nga stafi i Top Story-t.

Në materialin filmik janë dy sindikalistët, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, që zihen me grushta në një studio televizive.

Kjo video është e vitit 2018. Fiqiri Xibri është kryetar i Sindikatës së Minatorëve, ndërsa Kol Nikolla është kryetar i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare.

Këta dy njerëz supozohet që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Por, ata janë të zënë duke u përleshur mes tyre. Ja pra ku janë sindikatat shqiptare sot!