Silva flet për periudhën më të vështirë të jetës së tij

0
44

Mesfushori spanjoll, David Silva së fundi ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, ku ndër të tjera ka folur edhe për një pjesë të jetës së tij jashtë futbollit, duke e veçuar si periudhën më të vështirë që e ka kaluar.

Gjendja shëndetësore e të birit kishte ndikuar që Silva të gjendet në situatë tepër të vështirë, por që sado pak ia kishin lehtësuar njerëzit që i rrinin pranë.

T’i shohësh bashkëlojtarët dhe trajnerin aty kur ti ke nevojë për ta është diçka që do t’u jem mirënjohës gjithmonë. Nganjëherë mendoj, si ia dola të luaj në një situatë aq të vështirë? Ishte periudha më e vështirë gjatë jetës sime. Isha gjithmonë në rrugë, udhëtova shumë dhe nuk haja shumë ushqim. Nuk flija sa duhet, nuk stërvita dhe nëse e bëja nuk e bëja si duhet. Isha totalisht jashtë rutinës sime” ka thënë Silva./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu