Sikurse babai, i përkushtuar pas gjallesave

0
49

Se molla nuk bie nën dardhë dëshmon edhe djali i gjuetarit të ndjerë të krokodilëve, Steve Irëin.

Bob Irëin është duke ndjekur hapat e rrezikshëm të babait të tij, me ç’rast është parë duke ushqyer aligatorët në një kopsht zoologjik në Australi. Tashmë ka filluar të merret edhe më tepër me ta.

Që si fëmijë, babai i tij e ka mbajtur me një dorë, ndërsa me tjetrën i ka ushqyer krokodilët, prandaj nuk është e çuditshme aftësia e këtij fëmije, duke qenë se është rritur në një rreth të rrezikshëm.

Steve Irëin humbi jetën në shtator të viti 2006 gjatë njërit nga misionet e tij të rrezikshme, ndërsa familja po e vazhdon punën e tij.