“Sikur të jetojmë dhe në pallate nuk kthehet kurrë më ai lezet”

0
354

Nga Emine Bajrami

Si na vodhe bukurinë
e lezetin familjarë
sa rrallë shihemi eh sa rrallë
gjith në dorë me celularë.
Si na vodhe fëmijërinë
lojrat e shpisë e të sokakut
rrallë sheh fëmijë që dinë të lozin
faqekuq në qosh t’konakut.
Si na vodhe muhabetin
fjalët e plakut plotë urtësi
sa rrallë dëgjon një fjalë të mençur
sytë në celulare të mëdhenjë e fëmijë.
Si na humbe mysafirin
që na vinte plot bereqet
sikur të jetojmë dhe në pallate
nuk kthehet kurrë më ai lezet.
Pas virusit të celularit
e vulosi pandemia
gjith të strukur në vetvete
sa shumë që ndryshoi njerëzia!
Eh sa mall që kemi për të djeshmen
zemërgjërë edhe pse kishim varfëri
çfarë bukurie ka e sotëshmja duarplotë
kur njëri tjetrin se shohim me sy?!