Sikur të isha djalë!

0
107
Sikur te isha djale vetem per nje dite
Mes kumarit, alkolit dhe talljeve te qarta
Seksi me shume femra do ishte merit
Ndersa egoja do vishte takat me te larta..
Sikur nje dite vetem te isha djale
Do pija birra pafund… e cigare
Per femrat e bukura do behesha i mbare
Per te shemtuarat s’do mendohesha fare..
Me mire duhet te jete gjithsesi
Ne vend te trurit me organ tjeter te mendosh
Shpirtin s’do ma prekte asgje me rendesi
I perjetshem, i perzotshem se je, te kujtosh..
Do fishkelleja ne rruge hareplot
Nje dite djale te isha sikur
Te jesh femer thua: sa kot!
Kur per t’ja kthyer fishkellimes, s’gjen dot menyre..
Do harboja per cupkat me rradhe
Dhe ne fundnate do numeroja ç’kam kapur
Tek tavolinat mes shokesh, ne mehalle
Krenaria do shperthente me ato qe jam tallur..
Te gjitha ne fund le te qajne
Jam princ apo derr apo burre?
Qysh-si ne mendje do me mbajne?
Nuk me intereson..
S’do me interesoje kurre..
Ç’kuptim ka te jem i ndjeshem
Kur burri ka talent per te pire
Jam ne banak klient i perhershem
Çfare bej mbasandej, mos ta themi me mire..
Nje dite vetem jo me shume
Se ne lekuren e burrit s’rrihet me muaj
Te jetosh per seksin s’kerkon fare pune
Te jetosh per dashurine duhet te jesh grua.
– Gerina Mulla