“Sigurisht se do të mendoni që e ka derdhur një kofë me ujë për ta freskuar trupin. Mirëpo jo! Këto jane djersët e mantilbardhës në Kosovë”

0
102

Nga Kushtrim A. Ajvazi

Kur temperatura jasht po bënë 35*C shumica nga po ia mësyjm pushimeve në deti ose i ndezim klimat. Ndërsa mantilbardhët po vazhdojnë në vijën e parë të frontit.

Në një situatë normale kur ta shihni një foto të tillë sigurisht se do të mendoni qe e ka derdhur një kofë me ujë për ta freskuar trupin. Mirëpo jo! Këto janë djersët e mantilbardhës Aida Hasanaj që shpërfaqin më së miri mundin e mantilbardhëve që janë duke e bërë në përballjen me COVID-19.

Mos harroni vetëm 5 ditët e fundit janë regjistruar 1203 raste pozitive dhe 44 raste të vdekjeve! Kjo është e tmerrshme për vendin tonë.

Çelni syt o popull sepse jemi para një kolapsi shëndetsorë. Edhe mantilbardhët kanë shpirt sikur ne, kanë familje sikur ne, mund të vjen një moment që edhe lodhen dikur! Mos tua rëndojm punën deri në atë pikë që edhe për gjëra më elementare të mos mund të marrim shërbime shëndetësore. Atëherë ndoshta do ta kuptojmë që virusi ekziston mirëpo do jetë shumë vonë!

Ju lutem shumë! Ju lutem respektoni rekomandimet e IKSHPK.

Po ju lutem nga përvoja personale ku nëna ime ka qëndruar plotë 920 orë e shtrirë në infektivë nga ky virus i keq dhe falë Zotit dhe djersës së mantilbardhve ajo na është bashkuar në familje.

Vendose maskën, mbaje distancën dhe higjenën personale!