Si u shkatërrua qyteti biblik i mëkatit!

0
205

Teologu Phillip Silvia, nga Universiteti New Mexico kohët e fundit zbuloi teorinë e tij se qyteti i lashtë, Sodoma ishte shkatërruar nga një meteor i madh. Sodoma ka qenë e njohur që nga kohët e lashta si një qytet ku mëkati dhe paligjshmëria mbizotëronin, në atë masë që nuk mund të krahasohet me qytetet e sotme.

Sipas Librit të Zanafillës, pasi Perëndia nuk mundi të gjente dhjetë njerëz të pafajshëm në qytet, ai dërgoi engjëjt e tij që e shkatërruan atë, shkruan The Vintage Neës.

Më 15 shkurt 2013, një meteor shpërtheu në rajonin Chelyabinsk, një qytet me një milion banorë në lindje të maleve të Uralit në Rusi. Për një moment, meteori u ndez më shumë se dielli dhe arriti shpejtësinë 64.373 km/h në atmosferë.

Një tjetër ngjarje e famshme, ku rolin kryesor e kishte një meteor rreth gjashtë herë më i madh se ai në Chelyabinsk, u regjistrua në zonën e Siberisë.

Shpërthimi i Tunguska në vitin 1908 ishte një shpërthim i pashpjeguar që ndodhi pranë lumit Tunguska. Nganjëherë quhet Shpërthimi i Madh Siberian. Supozohet se asteroid ra dhe u dogj mbi sipërfaqe. Edhe pse nuk ka informata se a ka apo jo ndonjë viktimë në këtë zonë të  populluar pak, por për shembull, sikur të godiste Nju Jorkun, për fat të keq, qyteti do të ndjejë fuqinë e 1000 bomba shkatërruese të përdorura në sulmin e Hiroshimës.

Përshkrimet gjeologjike dhe fjalët në Bibël korrespondojnë me një qytet të braktisur 700 vjet më parë, në qendër të qytetërimit të asaj kohe dhe një rajoni pjellor. Silva thotë se njerëzit janë të habitur nga ajo që ndodhi në qytet dhe e kanë shmangur atë me shekuj.

Ata e konsiderojnë atë si vorbullën e zjarrtë, meteor, ajo çfarë mund ta kenë  frikësuar edhe gruan e Lot, siç qëndron në Bibël, për ta shndërruar në kolona  të kripës.

Muret e qytetit u zhdukën papritur 3700 vjet më parë, sipas të dhënave nga themelet e tyre, të cilat janë mbetjet e vetme.

Hulumtimet tregojnë se shtresa e sipërme e tokës ishte e çrregulluar dhe se nëntoka ishte nën kripë të kontaminuar, dhe kjo mund të kishte qenë një arsye e mirë pse njerëzit po shmangnin rajonin.

Ekipi hulumtues i Silvia beson se një ngjarje e quajtur “3.7KYrBP Kikkar” ishte e madhe, por jo si ajo në Tunguska, më 1908. Ndërsa historia tregon se diçka e tillë ka ndodhur, supozohet se edhe mund të përsëritet./OxygenPress.info