Si u bë Besa Shahini ministre e Arsimit në Shqipëri?

0
147

Besa Shahini nga Kosova ka disa muaj që është emëruar ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.

Ajo në emisionin Oxygen ka treguar si u bë që e mori këtë detyrë.

Thotë që është pjesë e Partisë Socialiste – PS, me në krye Edi Ramën.

“Librezën nuk e kam, sepse më ka pyet edhe një anëtar i PS-së. Jam pjesë e kësaj partie”, thotë ajo.

“Punën që e kam bërë në fushën e arsimit, edhe para saj në fushën e politikave publike në përgjithësi, më ka qu disa herë në Shqipëri. Kam pasur bashkëpunim me pjestarë të ndryshëm të PS-së, me Erion Veliajn kemi qenë kolegë në një organizatë ku kam punuar për shumë vite, Elisa Spiropalin që e kam pasur shoqe në shkollë të mesme në Kanada dhe pastaj kemi punuar bashkë disa herë. Pra, njerëzit më kanë njohur dhe kanë ditur për punën time”, thotë Shahini.

Kur Psja ka fituar ka fituar zgjedhjet në 2017, ajo thotë se e ftuan për intersitë, tri të tilla, si intervistë pune, ku edhe ja ofruan postin si zv/ministre e arsimit, detyrë që ajo e mbajti deri tani vonë./Oxygenpress.info