Si t’i bindni fëmijët të konsumojnë qumësht?

0
473
Fëmijët kanë nevojë për qumësht që të rriten të shëndetshëm.Megjithatë, një nga problemet kryesore që kanë nënat dhe prindërit në përgjithësi, është që të bindin fëmijët ta pijnë qumështin në mëngjes.

Të gjithë fëmijët fillojnë të bëjnë “naze” edhe pse qumështi është i shijshëm.

Ne kemi menduar disa mënyra se si të bindni fëmijët të konsumojnë qumësht, në mënyrë paqësore dhe pa stres për të dyja palët.

    1. Provoni të shtoni kakao ose pluhur çokollate tek qumështi i freskët natyral për ta bërë qumështin të shijshëm për fëmijët.
      Femijet
    1. Blini drithërat e preferuara të fëmijëve dhe shërbejini në mëngjes me qumësht.
      Femijet
    1. Shtrydhni fruta dhe qumësht në blender dhe shërbejani fëmijëve. Përgatiteni qumështin me fruta vetë në shtëpi dhe shmagni produktet jo natyrale në treg.
      Femijet
    1. Jepini fëmijëve qumësht menjëherë pasi keni lënë qumështin e gjirit për t’i mësuar ata ta duan dhe kërkojnë qumështin vetë.
      Femijet
    1. Miksoni qumështin me lëngun e portokallit dhe ngrijeni në frigorifer. Sapo keni krijuar një “ëmbëlsirë” të shëndetshme dhe të shijshme.
      Femijet
  1. Krijoni lojëra: kush e përfundon qumështin i pari merr flamur! Nëse e ktheni konsumimin e qumështit në lojë ata do ta pijnë me qejf.
    Femijet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu