Si të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e gojës, në kushte shtëpie

0
304

Do të donim që gjithmonë të zgjoheshim me një frymë të freskët që të lejon të flasësh pa u menduar apo të puthësh partnerin/en sa hap sytë, por të gjithë e dimë që realiteti është ndryshe. Ndodh që fryma me aromë jo të këndshme të na prekë në momentin më të papërshtatshëm, një darkë e rëndësishme, një intervistë pune, një takim romantik, me pak fjalë: atëherë kur s’duhet! Ky është një problem që kërkon rëndësinë e vet pasi askush s’do të donte të qëndronte gjatë afër dikujt me aromë të pakëndshme orale.

Çfarë mund të bëni?

Higjiena orale.

Edhe pse mund të duket këshillë klishe, ky rregull duhet të ndiqet me seriozitet. Larja e gojës pas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për t’u kujdesur për shëndetin e dhëmbëve.

Tharja e gojës.

Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.

Mos lini asnjë vakt.

Edhe pse mund të duket sikur dieta ushqimore s’ka asnjë lidhje me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.

Majdanozi.

Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta.

Mente.

Nëse doni të shpëtoni, pregatisni një çaj menteje. Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.

Sherebelë.

Edhe gjethet e sherebelës mund të përdoren për të njëjtin qëllim.

Vitamina C.

Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aroma të këqija.

Burimi: Pop Sugar, Anabel