Si të riktheni gëzimin në jetët tuaja?

0
73

1 Shikoni për kuptimin e gjërave.

Ndërsa ngjarjet e vitit 2020 sigurisht që e bëjnë të vështirë, mendoni se çfarë mund të mësoni nga rrethana të vështira. Të kuptuarit se çfarë ju ka mësuar karantina mund t’i bëj ditët e vështira më të vlefshme.

2 Drejtoni përqëndrimin tuaj.

Kur jemi të mërzitur, ne kemi një tendencë të mendojmë për gjithçka tjetër që shkon keq në jetën tonë. Zgjidhni diçka që bëni çdo ditë, si larjen e dhëmbëve ose pritjen që të piqet kafeja dhe përdorni atë kohë për të reflektuar për atë që ju jeni mirënjohës. Nuk është gëzimi ai që na bën të jemi mirënjohës. Mirënjohja është ajo që na bën të lumtur.

3 Bëni vend për një pasion.

Nëse dita juaj është e mbushur me përgjegjësi, merrni parasysh se si mund të gjeni edhe 15 minuta për një aktivitet me të cilin jeni të apasionuar – qoftë qepja e ndonjë bluze, pikturimi, apo leximi i një libri të ri me fëmijën tuaj. “Gëzimi juaj vjen nga ajo për të cilën ndiheni të apasionuar dhe pasioni juaj është qëllimi juaj”, thotë terapisti Jaime Bronstein.

4 Vendosni një qëllim jashtë zonës tuaj të rehatisë.

Punoni drejt një qëllimi të ri që ju bën të ndiheni interesant, kuptimplotë dhe të sfiduar. Pasi të keni sukses në qëllimin tuaj, ju do të përjetoni një ndjenjë sublime të gëzimit, kujtimi i së cilës gjithashtu do të sjellë lumturi.

5 Të jesh present.

Zakonisht ose jemi duke menduar për të kaluarën ose jemi duke planifikuar për të ardhmen – por asnjëra nga mendimet nuk do t’ju sjellë gëzim. Ai ekziston vetëm dhe vetëm tani. Nëse mund të mësoni të ekzistoni në të tashmen, atëherë do të çliroheni nga dhimbja e lidhur me të kaluarën ose të ardhmen.

6 Zgjidhni vërtetësinë.

Pyete veten: A po jetoni për të kënaqur të tjerët – apo po jetoni ashtu siç doni vërtet të jeni? Zgjedhja e unit tuaj autentik do t’ju ndihmojë të arrini gëzim.

7 Rilidhuni me natyrën.

Dalja jashtë është thelbësore për të gjetur gëzim. Një studim krahasoi gjendjen shpirtërore të pjesëmarrësve pasi ecën nëpër natyrë dhe ata që ecën nëpër qytet. Studimi zbuloi se të parët që u mishëruan me natyrën përjetuan më pak ankth, stres dhe efekte negative në përgjithësi. Ata gjithashtu përjetuan më shumë emocione pozitive dhe performuan më mirë në detyrat e kujtesës.

8 Nxitni forma për të qeshur

Kur dikush përreth jush është duke qeshur nga barkun, ka një shans 90% që të sjellë edhe një buzëqeshje në fytyrën tuaj. E qeshura është ngjitëse dhe po ashtu edhe gëzimi.
Burimi: Prevention