Si të rigjeneroni tiroiden dhe aktivizoni metabolizmin

0
507

Kur gjëndra tiroide është e shëndetshme dhe funksionon si duhet, prodhon hormonet që na duhen për t’u ndier energjik dhe të përqendruar, ndihmon që metabolizmi të jetë aktiv për të nxitur djegien e yndyrës, promovon lëkurën dhe flokët e shëndetshëm dhe ruan nivelet e shëndetshme të kolesterolit dhe shtypjes se gjakut Në këtë artikull ne sugjerojmë ushqimet që ndihmojnë në riparimin e një tiroide të ngadaltë.

1.Kos dhe pulë.
Shtimi i rreth 150 mcg jod në dietën e përditshme (i përmbajtur në rreth 220 ml kos ose 120 gram pulë) mund të zvogëlojë lodhjen kronike, dobësimin e flokëve dhe simptoma të tjera që lidhen me një tiroide të ngadaltë me rreth 40%, sipas një studimi kanadez. Jodi ka nje rol thelbësor per dy hormone te tiroides, triiodothyronine dhe tiroksina.

2.Arra indiane
Ato përmbajnë bakër dhe zink, të dy stimulues të shkëlqyeshëm të tiroides. Marrja e rreth 80 gram në ditë na ndihmon të dyfishojmë aftësinë e trupit për t’i bërë hormonet tiroide më të forta dhe më efektive. Farat e susamit dhe bajamet gjithashtu kanë efekte të ngjashme.

3.Perime.
Perimet te kuqe, portokalli dhe te verdha janë të pasura me karotenoide, lëndë ushqyese të dobishme për rigjenerimin e një tiroide të dëmtuar dhe eliminimin e simptomave të tilla si lëkura e thatë. Hani rreth 200-300 gramë të këtij lloji të perimeve në ditë (karota, speca të kuq dhe të verdhë, panxhar, qepë).

4.Vezë.
2 në ditë mund të energjizojnë tiroiden,sipas një studimi të SHBA. E verdha e vezës është e pasur me lëndë ushqyese që ndihmojnë tiroiden të thithë tirozinë, një aminoacid thelbësor që shndërrohet në hormonet energjizuese.