Si të pimë më shumë ujë?

0
561

Hidratimi i drejtë dhe i vazhdueshëm është me rëndësi thelbësore për organizmin tonë. Konsumimi i ujit megjithëse është një nga nevojat kryesore të njeriut, shpeshherë bëhet diçka të cilën harrojmë ta bëjmë gjatë ditës, ndërsa sjellja e tillë rezulton me lodhje, më pak energji dhe kokëdhimbje.

Sjellim disa këshilla, që mund t’i zbatoni në rast se doni të konsumoni më shumë ujë dhe të jeni më të shëndetshëm.

  1. Brenda ujit hidhni një ëmbëltues natyral, siç është limoni, portokalli ose mente. Për një shije maksimale lëreni ujin të qëndrojë në frigorifer për disa orë dhe pastaj mund ta konsumoni.
  2. Konsumoni ushqime djegëse. Qoftë edhe një sasi e vogël erëzash djegëse në ushqimin tuaj, siç është piperka djegëse, do t’ju detyrojë me automatizëm të pini më shumë ujë dhe të konsumoni më shumë ujë gjatë ushqimit. Një tjetër përfitim i piperkave djegëse është përshpejtimi i metabolizmit dhe fakti që ato ndihmojnë djegien e kalorive.
  3. Në telefonin tuaj instaloni një aplikacion që do t’ju detyrojë të pini më shumë ujë ose vendosni një përkujtues. Për sistemet Android dhe iOS ekzistojnë shumë aplikacione falas që mund t’ju ndihmojnë për të kontrolluar sasinë e ujit që keni planifikuar ta konsumoni brenda ditës ose që e keni konsumuar.
  4. Në çdo kohë mbani me vete një shishe me ujë Gorska. Në rastet e takimeve që zgjasin më shumë kohë, gjatë kohës që kalojmë para kompjuterit ose gjatë udhëtimeve më të gjata brenda ditës, ne shpesh harrojmë të pimë ujë. Në rast se do të mbani me vete një shishe me ujë, ju në çdo moment do ta keni të lehtë të përkujtoheni se duhet të konsumoni ujin vazhdimisht ose gjatë gjithë ditës.
  5. Në rastet kur shkoni të bëni ushtrime ose vrap, mbani me vete një shishe me ujë për të zëvendësuar sasinë e ujit që ka humbur trupi me aktivitetet fizike. Shishja jonë 1-litërshe është shoqëruesi më i mirë i personave që janë aktivë vazhdimisht.
  6. Në rastet kur shkoni për drekë ose darkë në restorant, në vend të lëngjeve, porosisni një shishe me ujë. Kjo është mënyra e shkëlqyer për të kursyer paratë dhe për të ulur sasinë e kalorive që mund të përfundojnë në organizëm nëpërmjet ushqimit.
  7. Pini një gotë ujë para vaktit. Kjo gotë ujë do t’ju ndihmojë për të ngrënë aq sa keni nevojë, pa e përzier nevojën për ujë me atë për ushqim.
  8. Përpiquni që konsumimi i ujit midis pijeve alkoolike për ju të bëhet një shprehi. Gjëja më e mirë është që ju bashkë me pijen alkoolike të porosisni edhe një shishe uji. Pijet alkoolike shkaktojnë dehidratim të madh të organizimit dhe për këtë arsye duhet të pini nga një gotë ujë për çdo pije alkoolike që do ta konsumoni. Gjithashtu, mos harroni të pini edhe një gotë ujë para gjymit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu