Si të ndihmojmë njerëzit me HIV

0
93

Në Prishtinë nesër diskutohet për parandalimin e HIV-it dhe IST-ve. Profesionistët diskutojnë në Institutin e Historisë, në këtë ngjarje që organizohet nga Venture UP.

“Diskutimi i fundit për këtë vit do të jetë më ndryshe se të tjerët. Në një ambient të ngrohtë mes miqsh dhe profesionistësh të trajnuar, ju ftojmë të jeni pjesë të bisedojmë për parandalimin e HIV-it dhe IST-ve. Të shohim se çka dimë dhe të mësojmë dhe më shumë. A kemi qenë pre e miteve, apo kemi informata të sakta? Por, jemi të hapur të dëgjojmë edhe përvojat tuaja, shkëmbim përvojash!”, thuhet në njoftim.

Diskutimi bëhet nesër prej orës 17:00./OxygenPress.info