Si të mos biem viktimë e mentalitetit të TURMËS

0
266

Në fakt, do të na pëlqente të mendonim që çdo zgjedhje që bëjmë bazohet mbi vlerësimin e pavarur dhe gjykimin më të mirë tonë.

Por fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Madje edhe të rriturit janë të prirur të kopjojnë, sipas një studimi të bërë nga Journal of Consumer Research me titull “Social Defauls: Observed Choices Become Choice Defaults.”

Megjithëse studime të tjera kanë treguar që ne jemi të prirur të kopjojmë gjuhën e trupit të një personi me të cilin jemi duke komunikuar, dhe disa studime të tjera kanë konkluduar që ne përjetojmë të njëtat meocione me njerëzit rreth nesh, ky studim tregon se ne gjithashtu imitojmë zgjedhjet e produkteve të të tjerëve.

Çfarë tregon studimi
Një seri eksperimentesh konkluduan që kur njerëzit kanë një opinion të fortë për një zhidhje që u është prezantuar, ata thjeshtë imitojnë njerëzit rreth tyre. Në vend që të pyesin dhe të mësojnë rreth produktit, ata thjeshtë i nënshtrohen turmës.

Pjsëmarrësit në studimin zgjodhën ata produkte që ishin qartësisht më pak cilësorë, thjeshtë sepse kopjuan ata rreth tyre. Autorët konkluduan, “Studimi ynë konkludoi që format automatike të zgjedhjes së të imituarit shfaqen më shpesh se ç’kishim menduar. Procesi automatik i imitimit të sjelljes, jo vetëm që imiton i influencuar nga gjuha e trupit, emocioneve dhe sjelljeve të njerëzve të tjerë për rreth, por adaptohet edhe në preferencat e njëjta me të konsumatorëve të tjerë.”

Si të shmanget mentaliteti i turmës
Shitësit dhe tregtarët mund ta përdorin këtë informacion për interesa të tyre. U jep besim në shitjet e tyre duke i bërë presion konsumatorit, “që të gjithë po e bëjnë, pse mos ta blesh edhe ti”. Është e rëndësishme të jeni në dijeni të tendencës natyrale tonën për të adaptuar mentalitetin e turmës kur jeni duke blerë me shuma të mëdha dhe kur jeni duke kryer transaksione.

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke blerë një smartfon apo një pallat, por zgjedhja duke u bazuar në mentalitetin e turmës nuk është e mençur.

Ja cilat janë 5 strategjitë e mençura që ju reduktojnë mundësitë të kopjoni mentalitetin e turmës kur jeni duke bërë një zgjedhje.

1. Ndaloni së qeni “pilot automatik”
Kur nuk ndalojnë që të konsiderojmë opinionet tona, priremi të shkojmë drejt emocioneve duke u bërë kështu një “autopilot”. Në vend që të bëjmë pytjet dhe kërkimet tona, ne thjeshtë shohim për rreth se çfarë zgjedhin të tjerët dhe kopjojmë ata. Sapo të jeni me të vërtetë në dijeni të tendencës natyrale të të imituarit, do filloni të bëni zgjedhje më të ndërgjegjshme për veten tuaj.

2. Bëni përpjekje të ndërgjegjshme për të formuar opinionin tuaj
Në vend që thjeshtë të thoni “unë do marrë atë që mori ai”, zhvilloni opinionin tuaj origjinal. Studiuesit zbuluan që kur njerëzit kishin njohuri mbi produktet ose u duhej të justifikonin zgjedhjet e tyre, ata kishin më pak të ngjarë të imitonin turmën.

3. Merrni kohë për të marrë vendime
Pjsëmarrësit në studim ishin më të prirur të kopjonin zgjedhjet e të tjerëve kur ishin nën presionin e të nxituarit. Merrni kohë për të marrë vendime duke bërë pyetje dhe duke menduar për rreth opinionit tuaj – edhe nëse kjo mund të bëjë që të dukeni keq në sy të të tjerëve. Thejshtë për faktin se të tjerët marrin vendime të shpejta, nuk do të thotë që ata dinë më shumë.

4. Bëni kujdes nga mënyrat se si stresi ndikon në vendimmarrjen tuaj
Kur pjesëmarrësit po mendonin rreth diçkaje tjetër – si për shembull rreth numrave që u ishte kërkuar të mbanin mend për mendësh – ata ishin më të prirur të imitonin njerëzit e tjerë. Nëse jeni të stresuar për diçka që nuk shkon siç duhet në jetën tuaj, ose jeni të shpërqenduar për shkak të një problemi që peshon në mendjen tuaj, jeni në rrezik për të qenë kopjacë. Duke njohu rrezikun, dhe kur është e mundur, shtyjeni vendimmarrjen për më vonë, derisa të përqendroheni plotësisht.

5. Kini dëshirë të qëndroni jashtë
studimi tregoi që ne jemi më shumë të prirur të kopjojmë njerëzit e tjerë kur në një farë mënyre jemi të përjashtuar nga turma, ose ndyshe kemi mungesë të pranimit social. Në një tentativë për t’iu bashkuar turmës, ne shkojmë në të njëjtën linjë me konsensusin. Por, njerëzit e suksesshëm nuk e bëjnë këtë gjë për hir që të jenë të pranuar. Por, ata orvaten të qëndrojnë jashtë dhe t’i bëjnë gjërat ndryshe.

Mos lejo njerit të tregojë se çfarë duhet të mendosh, ndjesh apo bësh. Por ji i ndërgjegjshëm se si njerëzit ndikojnë në preferencat e tua. Merrni kohë që të vlerësoni nëse zgjedhjet që merrni, janë, apo, jo, me të vërtetë tuajat origjinale.