Si të mbrohemi nga ngacmimet online?

0
239

Që nga data 25, kanë filluar aktivitete në tërë Kosovën, për të evituar kështu ngacmimet online, shkruan OxygenPress.

“Si dukuri, kjo është mjaft shqetësuese.  Ndërgjegjësimi për të evituar dhe luftuar ketë dukuri negative është një hap i domosdoshëm”, kështu thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Tutje, thuhet se duhet të punohet së bashku për një hapësirë kibernetetike të sigurtë dhe jo diskriminuese.

Këto evente i ka organizuar Cyber Security and Privacy. Ndërkaq, si të tilla do të kenë përfshirje në tërë Kosovën, duke përfshirë kështu trajnime, fushata ndërgjegjësuese dhe konferenca.

Këto aktivitete do të zgjasin deri më 30 nëntor.

Tutje, për të parandaluar ngacmimet online, janë të renditura disa nga pikat kyqe që duhet të dijë secili prej nesh.

EDUKOHU. Për të parandaluar ndodhjen e cyberbullying ju duhet të kuptoni saktësisht se çfarë është. Kërkoni çfarë përbën cyberbullying, si dhe se si dhe ku ka më shumë gjasa të ndodhë. Bisedoni me miqtë tuaj për atë që po shohin dhe përjetojnë.

  1. MBRO LLOGARINE TUAJ. Përdor autentifikimin e dyfishte, fjalëkalimet janë relativisht lehte te thyeshme. Ruajeni fjalëkalimin tuaj dhe informacione të tjera private, dhe mos i ndaje me askënd. Asnjëherë mos HARRONI fjalëkalime ose informacione të tjera identifikimi NE HAPESIRAT ku të tjerët mund ti shohin.
  2. Mbani fotot “PRIVATE”. Para se të postosh ose të dërgosh imazhe të vetvetes, konsideroj nëse është diçka që do të donit qe prindërit, gjyshërit dhe pjesa tjetër e botës ta shohin. Jan pikërisht këto “FOTO” qe keqbërësit mund te shfrytëzojnë kundër ju.
  3. MOS HAP/KLIKO NE MESAZHET DHE LINQET E PERSONAVE TE PANJOHUR. Mund të përmbajnë një virus të dizajnuar për të mbledhur informacionin tuaj personal ose privat, ose te instalojn një backdoor në pajisjen tuaj.
  4. “LOG OUT OF ONLINE ACCOUNTS”. Mos ruani fjalëkalimet në fushat e formularëve brenda faqeve të internetit ose në shfletuesin tuaj të internetit për lehtësi dhe mos qëndroni të kyçur kur largoheni nga kompjuteri ose telefoni celular.
  5. MENDO PARA SE TE POSTOSH. Mos shkruani ndonjë gjë që mund të dëmtojë reputacionin tuaj. Njerëzit do t’ju gjykojnë në bazë të asaj se si JU shfaqeni në hapësirën kibernetike.
  6. MENDO PARA SE TE PELQESH APO KOMENTOSH. Qdo pëlqim/komenti i juaji ne faqet publike/private ju bën te identifikueshëm dhe mundësin e shenjëstrimit për te ngacmuar.
  7. SHFRYTEZO KONTROLLET E PRIVATESIS. Kufizo qasjen në profilin tuaj në internet vetëm për miqtë e besuar. Shumica e faqeve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram ju ofrojnë mundësinë për të ndarë informacione të caktuara vetëm me miqtë, por këto parametra duhet të konfigurohen me porosi për të siguruar mbrojtjen maksimale.
  8. KERKO EMRIN TUAJ. Kërkoni rregullisht emrin tuaj në çdo rrjet social dhe motor kërkimi të madh (p.sh., Google, Bing, Yahoo). informacioni ose përmbajtja shfaqen, të cilat mund të përdoren për tu shenjestruar/hakuar apo ngacmuar.

9. MOS NGACMO TE TJERET. Trajtoj të tjerët , ashtu si do të donit të trajtohesh /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu