Si të kuroni dhimbjet e dhëmbit në kushte shtëpie ?

0
285

Shumë fëmijë dhe të rritur preken nga dhimbjet e dhëmbëve, të cilat vijnë si pasojë e degradimeve të dhëmbëve. Bakteret orale në gojën tuaj, të cilat ushqehen nga sheqeri, prodhojnë acide, të cilat çojnë në shkatërrimin e dhëmbëve.

Ja disa mënyra se si të shpëtoni shpejtë nga dhimbjet e dhëmbëve, në kushtet e shtëpisë:

Ujë të ngrohtë me kripë – Përzieni një lugë me krupë në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë do të reduktojë enjtnjen e shkaktuar nga dhimbjet e dhëmbit, pasi të shpërlani me të gojën.

Vaj për infeksionet e dhëmbit – Hidhni dy lugë me vaj në gojë dhe trazojeni atë në gojë për rreth 15-20 minuta. Përfitimi më i madh nga vaji është se ai redukton bakteret e dëmshme në gojë, duke larguar infeksionet.

Kripë dhe piper për lehtësimin e dhimbjeve – Të dyja kanë veti të fuqishme anti bakteriale. Ato mund të lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve. Merrni masa të njëjta të kripës dhe të piperit. Përziejini dhe shtoni pak ujë, në mënyrë që të krijohet një masë e vetme në formën e pastës. Aplikojeni në dhëmbin ku ndiheni dhimbje dhe më pas lëreni të veprojë për disa minuta.

Hudhra për dhimbjet e dhëmbit – Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Shtypni një hudhër dhe përziejeni atë me pak kripë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar. Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë rresht.

Karafili – Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Xhinxheri – Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të.