Si të kaloni një dimër plot dashuri?

0
115

Dimri është koha kur ne jemi më së fundi në gjendje të ngadalësojmë , ti japim vetes një pushim, dhe ta ripërtërijmë frymën tonë.

Asnjë dimër nuk është aq i ftohtë nëse ke dashurinë.

Janë pikërisht ato momente të vogla, që ne shpesh i konsiderojmë të papërfillshme, ato që në fakt do të jetojnë gjithmonë brenda nesh.

Ndonjëherë lumturia është një mbrëmje e qetë  në shtëpi, një  fundjavë e këndshme pranë zjarrit që kërcet, apo tingujt e një muzike kaq të pëlqyer për ne.

E meqenëse nisim të përmendim disa nga mënyrat se si mund të kalohet mirë në dimër, pikërisht këtu do të përqëndrohemi këto minuta. Do të ndajmë me ju disa nga  gjërat që mund të bëni për të  ushqyer mendjen dhe mirëqënien tuaj.

Sille natyrën në shtëpinë tënde

Duke qenë se do  të kalosh shumë kohë brenda shtëpisë, është mirë që të jesh i rrethuar me  bimësi. Sot ka një shumëllojshmëri lulesh nëpër dyqane, mund të pyesni fare mirë për ato që rriten brenda ambienteve të mbyllura, ku ndoshta nuk ka shumë dritë dielli.  Kështu ju do të përfshini natyrën në ambientin ku jetoni.

Piknik pranë  zjarrit

Në vend që të organizosh një piknik jashtë, hap një batanije përpara oxhakut dhe sigurohu që të ndezësh një zjarr bubulak, që të ngroh menjëherë. Merrni pije të ngrohta me mollë dhe kanellë dhe të tjera gjëra  që ju pëlqejnë ti konsumoni, mund ti vendosni ato në një shportë dhe ti ndani me njerëzit e zemrës që keni pranë.

Shkruaj ato çfarë dëshiron

Për një, ose dy ditë mendo pak për të qetësuar pak veten tënde, nga e gjithë rrëmuja dhe ritmi. Mund të ndezësh një zjarr, të luash ca muzikë të mrekullueshme në sfond dhe të shkruash gjërat për të cilat ëndërron. Merr pak kohë për të menduar se cilat janë ato gjëra që dëshiron të bësh më shumë. Pas kësaj krijo hapat që do  të çojnë në plotësimin e këtyre gjërave.

Librat

Dimri është koha e përkryer për të lexuar të gjithë librat që keni lënë pas dore për shkak të ditëve tuaja të zëna. Mund të mbani një pirg të librave  që ndoshta keni kohë që dëshironi të lexoni, në tryezën tuaj, në mënyrën që të mund të zhyteni në lexim, këto  mbrëmje të ftohta të dimrit.