Si të eliminojmë ndjenjat destruktive?

Juristja Arjeta Spahiu, po vazhdon me ciklin e videove të shkurta, që kanë të bëjnë me tema të cilat synojnë fuqizimin personal. Kësaj radhe ajo ka dhënë këshilla për eliminimin e ndjenjave destruktive.

Ajo ka treguar se si t’i kthejmë ndjenjat negative në ato pozitive, shkruan OxygenPress.

Në rastet kur jemi të zemëruar shpesh na ndodh që të mos jemi vetja, e ndoshta edhe të lëndojmë njerëzit përreth. Kjo ndodh, sepse kur na kaplojnë emocionalet, mendja racionale pushon. Kështu thotë edhe Spahiu.

Spahiu po shpërndahet nëpër rrjete sociale shumë, ngaqë këshillat e saj janë bazuar në kërkime shkencore dhe që nëse trajtohen seriozisht mund të kenë efektin e tyre pozitiv.

Spahiu është CEO në kompaninë Advoco Solutions LLC, ajo është Coach Profesional i Çertifikuar nga Instituti për Ekselencë Profesionale në Coaching, dhe Coach i Akredituar (ACC) nga Federata Ndërkombëtare e Coaching-ut. Ajo po ashtu është Trajnere e Akredituar e Lidershipit në The Ken Blanchard Companies.

“Kur të ndodh dicka e pakëndshme ti ndjehesh viktimë e rrethanave, viktimë e veprimeve të njerëzve të tjerë. Kjo edhe pse është ndjenjë destruktive. Mirëpo, nuk është faji yt, janë rrethanat të cilat janë fajtor për viktimizimin që ti je tu e përjetu dhe pret ndihmën nga dikush tjetër”, thotë ajo.

Ajo ka renditur edhe ndjenjat pozitive dhe përgjegjësinë. Ku sipas saj kur je i përgjegjshëm, pranon edhe fajin. Sipas saj, ndjenja negative është një nga faktorët që ndikon në përkeqësim e raporteve.

“Sipas kërkimeve shkencore është vërtetuar se kur jemi të shqetësuar dhe kur shtypen butonat tonë emocional ngritët kortizoli dhe adrenalina. Dhe trupi ynë për të balancuar këtë shqetësim krijon një kemikat të quajtur seretoni”, ka shtuar ajo.

Qetësia sipas saj arrihet përmes empatisë, sa më tepër që je empatik mund të kuptohet tjetri dhe në këtë formë kuptohet më lehtë edhe ndjenjat e tjetrit, thotë ajo./OxygenPress.info