Si të arrish atë që do?

0
1538

Juristja Arjeta Spahiu, po vazhdon me ciklin e videove të shkurta, që kanë të bëjnë me tema të cilat synojnë fuqizimin personal. Kësaj radhe ajo na tregon se si të arrijmë atë që duam.

Në pesë pika ajo shpjegon se si duhet të merremi me veten, si të veprojmë dhe sa kohë na duhet që të arrijmë atë që duam.

Dëshironi të arrini ato që doni? Ka mënyra për ta bërë dhe janë shumë të thjeshta. Nuk keni nevojë të investoni kohë e as para, thjeshtë merruni me veten.

Spahiu po shpërndahet nëpër rrjete sociale shumë, ngaqë këshillat e saj janë bazuar në kërkime shkencore dhe që nëse trajtohen seriozisht mund të kenë efektin e tyre pozitiv.

Spahiu është CEO në kompaninë Advoco Solutions LLC, ajo është Coach Profesional i Çertifikuar nga Instituti për Ekselencë Profesionale në Coaching, dhe Coach i Akredituar (ACC) nga Federata Ndërkombëtare e Coaching-ut. Ajo po ashtu është Trajnere e Akredituar e Lidershipit në The Ken Blanchard Companies. 

Sa herë të ka ndodhur me dëshiru diçka me tërë pasion dhe ja ke dal?

Kujtoje veten me atë nivel të energjisë kur ke qenë plotë frymëzim.

Në vazhdim i ke 5 observime që të ndihmojnë kur donë me arrit cakun që ja ke caktu vetes. Mirëpo, hapi i parë është që të vendosësh se çka nuk donë me ba. Për arsye se më tutje mbesin vetëm opsionet pozitive.

  1. Mos e prano JO-ne

Mos lejo të tjerët të vendosin që caktu që ja ke caktu vetes është tepër ambicioz për ty. Nuk është se këta persona ta duan të keqen, mirëpo nisen nga dështimet, frika apo paragjykimeve personale që ata persona kanë.

Një gjë është e vërtetë; Ti je ai që vendos se cili është pasioni për ty në jetë.

  1. Mos u friko nga dështimi

Thomas Edison gjatë zbulimit të poçit elektrike, edhe pse pësoi disfatë një mijë herë, ai ka thënë: Nuk kam pësuar disfatë, vetëm se i kam gjetur një mijë mënyra që nuk funksionojnë.

Është e rëndësishme se cili person ke me u bë mbas dështimit.

Çelësi i suksesit është vendosmëria dhe vetdisiplina!

  1. Puna e mund talentin

Ndonjëherë personat që janë të talentuar dinë të jenë dembel dhe arrogantë sepse e dinë që e kanë një avantazh ndaj të tjerëve.

Mirëpo në çdo kohë, punë e mund talentin. Kështu që edhe nëse nuk e keni një talent që është prevalent ndaj të tjerëve, të jeni të sigurt se me punë të vazhdueshme ju mund të arrini suksesin.

  1. Fillo kur “TI” të jesh gati

Nuk mund të arrish te caku kur të tjerët të nxisin: duhet të fillosh.

Familjarët ndonjëherë, apo edhe rrethi yt social të nxisin që ti të fillosh diçka.

Mirëpo merre me ngadalë sepse ti je ai që vendos se kur është momenti kyç për të filluar apo për të përcjellur vizionin tënd,.

Ajo që është me rëndësi është që mos e saboto veten, për të marr hapin e duhur. Mos u nis nga ajo që nuk e ke kapitalin e duhur për të nisur vizionin tënd, apo nuk e ke përfunduar fakultetin që të fillosh dhe ta realizosh vizionin tënd,

Mos harro që disa ndërmarrje siç është Uber; edhe pse nuk ka asnjë mjet transportues, është ndërmarrje transportuese më e suksesshmja në botë.

Gjithashtu Airbnb, është një nga ndërmarrjet më të suksesshme të hotelerisë por nuk e posedon asnjë pronë.

  1. Dëgjo intuitën dhe përfshiji të tjerët në vizion

Nëse je në mes logjikës dhe intuitës cilën e kishe zgjedh?

Shumë persona mundohen me ngulfate intuitën, për arsye se mundohen me marr vendime të arsyeshme, dhe në një far mënyre logjika është më bossi sa i përket intuitës. Mirëpo mundohu dhe mësohu ta dëgjosh intuitën, sepse intuita është dhuratë emocionale.

 

Në fund, nëse mendon se rrethi është ai që po të ndal drejt vizionit tënd, e kam vetëm një këshill për ty: “Mos u be produkt i rrethit – le te jete rrethi produkt i joti”.