Si ta ruani pjesën e mbetur të verës së hapur

0
142

Vera është ajo që shumë herë është në tryezat tona.

Nëse keni miq në shtëpi, po hapni thjesht për qejf me familjarët apo edhe nëse ka ndonjë rast tjetër, ndodh që mbetet pak verë në shishe.

Çfarë duhet të bëni me të? Mësoni si ta ruani dhe sa ditë pas hapjes mund ta pini.

Ja afatet:

Verë e gazuar, spumante. Nga 1 në 3 ditë në frigorifer me një tapë që ndalon bulëzat.

Verë e bardhë e lehtë ose rose. Nga 5 në 7 ditë, në frigorifer me tapë.

Verë e bardhë. Nga 3 në 5 ditë, në frigorifer me tapë.

Verë e kuqe. Nga 3 në 5 ditë. Në një vend të freskët, të errët, me tapë.