Si po shënohet 11 vjetori i Pavarësisë?

0
94

Për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, është shënuar  kjo ditë.

Në mëngjes është mbledhur  Qeveria, ku ka mbajtur  mbledhje festive për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Pas gjysmë orë, është bërë ngritja  solemne e Flamurit, ku ka  marrë pjesë Presidenti Thaci, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Më pas tre liderët politik kanë vendosur  kurora lulesh në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Në orën  10:45, Kuvendi ka mbajtur  seancë solemne për nder të kësaj dite të vecantë, ndërsa në ora 12:20, Trupat e FSK-së kanë parakaluar  prej sheshit “Nënë Tereza” deri të sheshi “Ibrahim Rugova”.

Për të festuar këtë ditë, edhe një delegacion i huaj do të jetë në Kosovë.

Kështu, Kryeministri Haradinaj do të pres në ora 15:00 një delegacion 17-anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe.

Ndërsa, në mbrëmje, përkatësisht ora 18:30 do të bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.