Si ndodhi masakra në Studime të Vushtrrisë dhe pse askush nuk u dënua kurrë?

0
450

Tashmë janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 118 shqiptarë të pafajshëm në një vend, e më vonë kanë kryer edhe të tjera masakra në vetëm këtë fshatë.

Në masakrën e madhe u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 118 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, prodhim i Produksionit “Oxygen”, ka sjellur rrëfime rrëqethëse të familjarëve të viktimave nga kjo masakër.

Ata kanë rrëfyer vuajtjet, tmerrin, dhimbjen e mungesën e nënës, babait, motrës, vëllait, bashkëshortit, djalit e vajzës.Kanë rrëfyer edhe për faktin e rëndë që tash e 21 vjet kur ndodhi kjo masakër e rëndë, askush nga kryesit e saj nuk u dënua.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni dokumentarin e plotë “Në Kërkim”