Shumën e fituar në kuizin e Oxygen Show e dhuruan në Organizatën “Pema”

Në sezonin e ri të emisionin Oxygen Show me Besim Dina, në kuiz çdo javë janë dhe vazhdojnë të jenë zyrtarë të ministrive të ndryshme.

Të shtunën që kemi lënë pas, në kuiz ishin kabineti i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Në fund ata vendosën që shumën e fituar ta ndajnë diku dhe tashmë i kanë bartur mjetet.

Stafi i kabinetit kanë bërë të ditur se kanë pritur Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës së Kujdesit Ditor për fëmijët me nevoja të veçanta, Liridona Zogaj.

Shumën e kuizit “OXYGEN” në vlerë prej 600 euro sot e transferuam në llogarinë bankare të Organizatës “PEMA”. Ishte kënaqësi për ne që sadopak na u dha mundësia për ndihmën simbolike, kundrejt një pune të madhe të Organizatës “PEMA””, ka shkruar Enver Hajrullahu, këshilltar i ministrit Shala.

PEMA është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera, për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet, për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar. PEMA, shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.

Vizioni i PEMA-s është, që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta të kenë qasje në shërbime të specializuara të cilësisë të lartë dhe të jenë të integruar në mënyrë të plotë në shoqëri./OxygenPress.info