Shumë ftohtë në ditët e ardhshme

0
55

Acar, me erë dhe ditë të akullta. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Ky është moti në vendin tonë.

Të premten ishte Ftohtë. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Të shtunën do të jetë mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Ditën e diel mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaksohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës vende-vende do të përzien edhe me shi.

Edhe të hënën do të jetë shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga -3C deri në -8C, ndërsa maksimalet do të zbresin nën 0C, dhe do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ditën e diel pritet të rriten në +2C.

Të enjten dhe të premten pritet të fryj erë më e fuqishme nga veriu-verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por më pas do të rritet dhe do të mbetet mbi vlera normale./OxygenPress.info