“Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar mundi dhe djersa e bujqve tanë”

0
80

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e tij karshi dëmeve të kulturave bujqësore, si pasojë e motit të ligë që po merr sot në vendin tonë.

Thaçi tha se Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë.

Njoftimi i plotë:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit.

Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë. HTH