“Shum’ e dua dashurinë, por s’më dashka dashuria!”

0
75

Nga Robert Shvarc

Nuk e dua gjithnjë jetën,
nuk e dua as rehatin,
por të them, ç’ësht’ e vërteta,
nuk e dua as mëkatin!
Shum’ e dua dashurinë,
por s’më dashka dashuria!
Qënka zor, që të jetosh
me thërrime dhe shkëndija!
Pra, ç’të bëj?-Mos do të rri
duke dashur gjithnjë kot?-
Ah, më falni, ëndërrime,
kështu më s’po ia dal dot!