Shtyhet Festivali Sportiv për Parafillorët e Prishtinës

0
31

Festivali Sportiv për Parafillorët e Prishtinë, i paraparë të mbahet më 12 prill në stadiumin Fadil Vokrri, është shtyrë për më 19 prill (e premte).

Shkak për ndryshimin e datës janë bërë kushtet atmosferike, të cilat po mbretërojnë në vendin tonë.

Për Komitetin Olimpik të Kosovës, shëndeti i fëmijëve mbetet primar.
Në Festival do të marrin pjesë 2700 fëmijë nga 52 institucione parafillore të Prishtinës, të ndara në 64 ekipe, do të shpalosin talentin e tyre në futboll e atletikë.

Festivali, i pari i tillë në Kosovë do të nis të premten (19 prill) në ora 09:30.